Google+ me dizajn të ri

Autori:Avdyl Pajaziti

Google+ nuk e ka arritur gjithë potencialin e saj si një rrjet social i zhvilluar dhe i promovuar nga Google, një nga organizatat më të mëdha dhe më inovative në botë.

Megjithatë, gjiganti i teknologjisë nuk është duke hequr dorë nga platforma e saj.

Të martën, Google ka njoftuar se ka filluar projektin e ridizajnimit të rrjetit të saj social Google+, me një format krejtësisht të ri, që do të fokusohet mbi Komunitetet dhe Koleksionet, thuhet sipas një postimi në bloëgun e Eddie Kessler nga Google.

I nisur në 2011, Google+ teknikisht ka mbi 2 miliardë përdorues – pasi të gjithë njerëzit që kanë një llogari në Google automatikisht kanë edhe faqen e tyre në rrjetin social.

Megjithatë, në prill u vlerësua nga Stone Temple se rrjeti social i Google ka më shumë së 90 për qind të përdoruesve të saj të cilët kurrë nuk kanë postuar ndonjë gjë në platformën e saj sociale.

Google+ besohet se ka rreth 212 milionë përdorues aktivë. Sa për krahasim, në shtator të këtij viti, Facebook njoftoi se kishte arritur në mbi 1 miliard përdorues të përditshëm aktivë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/google-me-dizajn-te-ri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala