Google Maps sjell risinë më të re

Autori:Avdyl Pajaziti

Google ka përmirësuar versionin e aplikacionit të hartave për sistemet e operimit Android, duke ofruar tashmë informacione mbi drejtime dhe destinacione të ndryshme edhe kur telefoni nuk është i lidhur me internetin.

Risia më e fundit është një ndihmesë e madhe për të gjithë ato persona të cilët vizitojnë vende që janë përtej planeve të abonimit të kompanive të tyre telefonike, si dhe njerëzit që jetojnë në tregje të mbipopulluara.

Sipas ekspertëve është e rëndësishme që ne të shfrytëzojmë hapësirën e telefonave. “Telefonat më të thjeshtë Android, shpesh kanë vetëm 4 GB hapësirë të brendshme, duke e bërë këtë një sasi tepër të çmueshme. Por, me të shkarkuar disa aplikacione, pak muzikë dhe ndoshta ndonjë video, kjo hapësirë thuajse zhduket. Ndaj, disa përdorues mund ta kenë të vështirë të përdorin shkarkimin e hartave, e për këtë do të detyrohen të lirojnë hapësirë duke fshirë gjëra të padobishme të vjetra, por kjo është vetëm aspekt i vogël negativ mes shumë gjërave pozitive të këtij përmirësimi”, tha Ben Wood nga “CCS Insight”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/google-maps-sjell-risine-me-te-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala