Google i dha 1 mld dollarë Apple

Autori:Avdyl Pajaziti

Google derdhi 1 miliardë dollarë në arkat e Apple, që kjo e fundit të vendoste si motor kërkimi kryesor google.com në pajisjet e veta me sistem iOS.

Agjencia e lajmeve Bloomberg, në një artikull të publikuar së fundmi thotë se dy gjigantët amerikanë të teknologjisë, rivalë të përbetuar, kanë arritur një ujdi të tillë në vitin 2014-të.

Marrëveshja i siguron Google një pozicion favorizues në pajisjet e Apple përsa i përket kërkimit në internet.

Kjo ka dalë në dritë gjatë padisë së ngritur nga Oracle Corp. kundër kompanisë Google. Oracle pretendon se Google ka ngritur sistemin Android mbi bazën e softëare-t të saj Java dhe nuk ka paguar asnjë qindarkë për këtë.

Sistemi Android i Google mbulon mbi 70 përqind të tregut të telefonave inteligjentë. Një pjesë e madhe e të ardhurave të kompanisë sigurohen nga reklamat, për të cilat kompania ameirkane tha javën e kaluar se kishte “hequr qafe” 780 milionë reklama të këqija. Me reklama të këqija, Google nënkupton “ads” që drejtonin përdoruesit drejt faqeve të infektuara, mashtronin apo zaptonin përmbajtjen e faqes ku reklamoheshin./TCh/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/google-i-dha-1-mld-dollare-apple/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala