Goma të lyera me benzinë në rrugët e Prishtinës

Disa goma të veturave që dyshohet të jenë të lyera me benzinë janë hedhur në mes të rrugës, afër Qendrës së Studentëve.
Zyrtarë të policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe thanë se nuk e dinë prej kujt janë hedhur ato goma, transmeton kallxo.com.
Zyrtarë të policisë thanë se i kanë parë disa persona duke i hedhur gomat në rrugë, por nuk kanë arritur t’i kapin.