Gold Ag zublon asryen pse iu bashkua politikës?

Autori:Avdyl Pajaziti

Reperi Arian Agushi, i cili njihet si njëri ndër kritikuesit më të zëshëm të klasës politike në vend, dje i është bashkuar partisë Fjala e themeluar nga Gëzim Kelmendi.

Reperi i njohur më mirë si Gold Ag në një bisedë për Telegrafin zbuloi arsyet që e dërguan deri te anëtarësimi në këtë parti, e cila sipas tij, është ndryshe nga të tjerat.

“I mbështes si parti dhe mendoj që partia Fjala është në dobi të qytetarëve pa dallim feje. Jam një qytetar i thjeshtë që e ka lodhë politika e korruptuar”, u shpreh Gold Ag duke shtuar se edhe pse i ka kritikuar në këngët e tij, ai nuk është kundër të gjithë politikanëve, por kundër “hajnave” siç i quan ai.

“Unë nuk jam kundër politikanëve që na dërgojnë përpara. Fansat e mi e duan realitetin dhe fjalën time, dhe askujt nuk mund t’i përzihesh për bindjet politike” tha reperi, ku më tutje shtoi “Nuk do të merrem asnjëherë me politikë, por do të jem gjithmonë përkrahës i së drejtës”. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gold-ag-zublon-asryen-pse-iu-bashkua-politikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala