Gold AG i hynë politikës

Autori:Avdyl Pajaziti

Rep këngëtari, Gold AG i është bashkuar partisë Fjala, të cilën e pati themeluar kohë më parë Gëzim Kelmendi, dikur anëtar dhe deputet i Partisë së Drejtësisë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen personale në Facebook të deputetit Kelmendi.

“Arian Agushi – Gold Ag na bashkohet me Partinë FJALA.
Bashkimi i Gold Ag me FJALËN do të na ndihmoj edhe më shumë në rrugëtimin tonë të ri për një Kosovë të pastër nga krimi dhe korrupsioni”, shkruhet në postimin e Kelmendit, transmeton Klan Kosova.

gold1

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gold-ag-i-hyne-politikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala