Gllobari me rrymë stabile pas 35 vjetësh

Autori:Avdyl Pajaziti

Banorët e Gllobarit të Drenasit kanë shërbime shumë më kualitative me energji elektrike. Kjo është arritur pas vendosjes së trafos së re dhe linjave të reja të tensionit.

Shaip Morina nga Gllobari i Drenasit tash e pi kafen i lehtësuar. Nuk ka nevojë për ndonjë parapërgatitje shtesë. Shporeti i tij ka disa ditë që punon pa asnjë problem dhe i kryen të gjitha funksionet.

“Përpara gjithnjë duhej përdorur gazin për çdo gjë. Nëse harxhohej dhe harroja ta blija bocën ndonjë ditë, atëherë pjekja e kafesë për mua apo për ndonjë mysafir eventual ishte sfidë me vete. Tash, situata ka ndryshuar krejtësisht për të mirë”, tha Morina.

Kjo është arritur pas vendosjes së trafos dhe rrjetit të ri në këtë fshat, që gjendet në kodrën mbi qytezën e Drenasit. “Të gjitha pajisjet na funksionojnë normalisht. Vërtetë po bëjmë një jetë shumë më kualitative. Nuk kishim energji elektrike funksionale që nga koha e”, thotë Morina, teksa kujton datën e largët kur kishin shërbime më cilësore. Bëhet fjalë për një periudhë 35- vjeçare.

Pos tij, jeta u ka ndryshuar për të mirë edhe banorëve të tjerë. “KEDS-i ka bërë vërtetë punë të mirë. E falënderojmë për këtë”, thotë gllobarasi tjetër, Nezir Morina. Edhe pjesëtarët tjerë të fshatit kanë fjalë miradije, teksa ofrohen afër trafos. “Do ta ruajmë trafon si sytë e ballit. Nuk do të guxojë askush ta prekë me dorë”, thonë ata të entuziazmuar e të gëzuar për këtë investim në fshatin e tyre.

Vendosja e trafos së re dhe rrjetit në Gllobar ishte bërë pasi ekipet e KEDS-it kishin detektuar se ka rënie të tensionit për atë pjesë të konsumatorëve. Kompania intervenoi menjëherë duke përgatitur projektin dhe duke vepruar. Gjendja e mëhershme ishte e trashëguar nga koha kur asetet e shpërndarjes ishin pronë publike.

Një intervenim i tillë rriti kualitetin e shërbimeve për dhjetëra konsumatorë. Tensioni i matur disa ditë me radhë, pas vendndodhjes së stabilimenteve të reja është konstant 220 volt, aq sa kërkojnë normat standarde

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gllobari-me-rryme-stabile-pas-35-vjetesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala