Glauk Konjufca e Duda Bale i shfrytëzuan më së shumti veturat zyrtare

Autori:Zekirja Shabani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca dhe deputetja Duda Bale kanë bërë më së shumti shpenzime me vetura ppër tre muajt e parë të këtij viti.

Sipas raportit tremujor të shpenzimeve Bale i ka bërë 12 mijë e 70 kilometra ndërsa Konjufca 6 mijë e 17 kilometra me veturë zyrtare.

Komisioni për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës ka miratuar raportin e shpenzimeve për 3 mujorin e parë të këtij viti të Kuvendit të Kosovës.

Për këto shpenzime ka raportuar sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi, i cili ka treguar në vija të trasha për shpenzimet e Kuvendit për këtë periudhë.

Kryetari i Komisionit Naser Osmani nuk është shprehur i habitur aq shumë me Balen pasi që ajo udhëton nga Prizreni në Prishtinë por ka shprehur habi me Konjufcën që sipas tij udhëton nga lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë.

Komisioni ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2014 dhe po ashtu ka aprovuar raportin vjetor financiar të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2014.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/glauk-konjufca-e-duda-bale-i-shfrytezuan-me-se-shumti-veturat-zyrtare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala