Gjysma e Prishtinës pa rrymë

Autori:Avdyl Pajaziti

Si pasojë e një prishje që ka ndodhur në kabllot e tensionit të lartë, gjysma e Prishtinës është pa rrymë. Sipas KEDS, kjo gjendje do të vazhdojë deri në sanimin e prishjes, të cilën kjo kompani planifikon ta rregullojë rreth orës 15:00.
Konkretisht, KEDS njofton se pa furnizim me energji elektrike janë vendbanimet dhe rrugët: Blloku i Parë, Gjimnazi, Tregu Gjelbër, Gjyqi, TV, Shkolla Teknike, Kasollat, Haxhi Zeka, Çamëria, Nazim Gafurri, Antigona Fazliu, Enti Statistikor, Taslixhja, Vreshtat, Karadaku, Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, Bajram Curri, 1 Tetori, Shaip Kamberi,Robert Gajdiku, 4 Llullat,pjesa afër Ilirisë, Gustav Majer, Diletacioni, Sylejman Vokshi, Tauk-Bashçe, Kasollat, Kolovica e re, Kolovica e vjetër, Xhemajl Ibishi, Tophanja, pjesa afër Tjegullores, Vushtrrise, Laberia, Ilirida, Bota Sot, gjimnazi “Gjin Gazulli”, Sofalia, Villa Gërmia, Pishina Gërmia, AUK-u, Taslixhe- Blloku Banesave, Muzeu, Avni Rrustemi, I.Banushi, Elena Gjika, dhe Shtëpia e Pleqëve.

Shkyçja bëhet për shkak të rregullimit të kabllit të dëmtuar të daljes 10kV nr.25, ndërsa shkyçja e daljeve të tjera do të behet për shkaqe sigurie, ngase të gjitha kabllot ndodhen në të njëjtën pusetë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjysma-e-prishtines-pa-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala