Gjyqtari ia vodhi telin e aluminit fqinjit në oborr të shtëpisë

Natën e 19 majit të 2012-s, Ilir Ibrahimit ia kishin vjedhur një sasi teli të aluminit në oborrin e shtëpisë në fshatin Zabel të Drenasit. Telin në gjatësi prej 600 metrash e kishte prapa shtëpisë, shkruan sot Koha Ditore
Hajni që ia kishte vjedhur ishte hiç më pak se gjyqtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega në Drenas. Autor i vjedhjes ishte Fazli Haxha, gjyqtar porotë në këtë gjykatë.
Pos që e kishte vjedhur telin, gjyqtari ia kishte shitur atë personit Artan Shala.
Përfshirja e Haxhës në këtë vepër penale të vjedhjes është konfirmuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me aktgjykim fajësues. Ai është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht.