Gjyqtarëve të krimeve të rënda iu riten pagat

Autori:Avdyl Pajaziti

Shoqata e Gjyqtarëve te Kosovës ka përshëndetur vendimin e Qeverise per rritjen e pagave per 300 euro per gjyqtarët e krimeve te rënda, me shpresë se rritja e pagave të bëhët edhe për gjyqtarët e të gjitha departamenteve të të gjitha niveleve të gjykatave.

Duke u bazuar në përgjegjësitë që kanë gjyqëtarët, shkallën e lartë të rrezikshmërisë dhe sigurinë e pamjaftueshme kërkesa e gjyqtarëve për rritje të pagave është e arsyeshme, vazhdon më tutje komunikata e kësaj shoqate.

Marrë shkas nga fakti se paga është joproporcinale në raport me punën dhe rreziqet e punës së gjyqtarëve shoqata thotw se shpreson qw Qeveria do të veprojë sa më parë që te fuqizohet ligji i pagave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjyqtareve-te-krimeve-te-renda-iu-riten-pagat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala