Gjyqtarët e Apelit kritikojnë joprofesionalizmin në rastin e Salih Mekajt

Autori:Gazeta Fjala

Vendimi për lirimin e kryetarit të Apelit, Salih Mekaj, nga arresti shtëpiak, ka nxitur reagime mes gjyqtarëve.

Kolegji prej tre gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, Emine Mustafa, Avni Dinaj, si dhe Anna Adamska nga EULEX-u, e ka quajtur “për keqardhje” vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht të gjyqtares Alltënë Murseli, për vazhdimin e arrestit shtëpiak ndaj Salih Mekajt edhe për dy muaj.

Ata e kanë quajtur “për keqardhje” faktin se si kjo gjykatë ka dhënë vendim për nevojën e vazhdimit të kësaj mase të sigurisë pa vlerësim paraprak kritik.

“Kritika” në vendim nuk është bërë vetëm për Gjykatën Themelore, por për të gjitha gjykatat e shkallës së parë.

“Është për keqardhje që gjykatat propozimet e tilla të paarsyetuara fare, si zakonisht, pa asnjë vlerësim kritik, po i akceptojnë”, thuhet në vendimin e kolegjit të deleguar nga KGJK-ja në korrik të këtij viti, për të shqyrtuar ankesat në procedurën ndaj kryetarit të Apelit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjyqtaret-e-apelit-kritikojne-joprofesionalizmin-ne-rastin-e-salih-mekajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala