Gjyqtarë e prokurorë nën hetime

Autori:Avdyl Pajaziti

Dhjetëra gjyqtarë e prokurorë, edhe nga ata me pozitat më të larta, janë pjesë e hetimeve penale e disiplinore, nën dyshimin se vetë kanë qenë apo ende janë pjesë e krimit dhe disa prej tyre tashmë me aktakuza.

Madje në hierarkinë e gjyqësisë dhe prokurorisë, kanë dalë të jenë të përfshirë në keqpërdorime, gjyqtarë e prokurorë. Nazmi Mustafi, ish-shef i Taks-Forcës Kundër Korrupsionit; Shpresa Bakija, kryeprokurore e Themelores në Gjakovë; Nuhi Uka, ish-kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë; Enver Hasani, ish-kryetar i Kushtetueses dhe Sali Mekaj, kryetar i Apelit, janë pasqyra reale e sistemit të degraduar të drejtësisë në Kosovë.

Rasti i fundit është me kryetarin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë, Salih Mekaj, i cili tash e një muaj po mbahet nën masën e arrestit shtëpiak. /Zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjyqtare-e-prokurore-nen-hetime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala