Gjykimet në Speciale do të nisin në vitin 2016

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyrtarët e Bashkimit Evropian rikonfirmojnë se aktakuzat e para për ish-luftëtarët e UÇK-së që do të akuzohen për krime lufte, do të ngriten në vitin 2016.

Deri në fillim të vitit 2016, do të punohen me përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme, për nisjen e procesit.  Ndonëse nuk e precizojnë kohën e saktë, ata për “Zërin” thonë se deri në vitin e ardhshëm nuk do të fillojnë gjykimet.

“Tashmë në shkëmbimin e letrave në vitin 2014, është parashikuar që rastet e ndjeshme të  zhvillohen jashtë Kosovës. Pritet që procedurat gjyqësore të fillojnë në vitin 2016, në varësi të plotësimit të numrit të hapave të nevojshëm për procesin legjislativ, duke përfshirë zgjedhjen e gjyqtarëve”, thuhet në përgjigjet e zyrës së BE-së, dhënë gazetës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykimet-ne-speciale-do-te-nisin-ne-vitin-2016/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala