Gjykata vendos: 30 ditë paraburgim për deputeten Kadaj-Bujupi

Autori:Gazeta Fjala

Gjykata Themelore i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e arrestuar në mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës.

Seanca në Gjykatën Themelore ka zgjatur disa orë, por në fund është aprovuar kërkesa e Prokurorisë për masën e paraburgimit ndaj deputetes Donika Kadaj-Bujupi.

Dardan Molliqaj para protestuesve ka bërë thirrje për vazhdim të protestës, pas marrjes së këtij lajmi.

“Pushteti i Isa Mustafes asnjëherë nuk i ka arrestu kriminelët për 16 vite. Asnjëherë nuk e ka arrestu asnjë njeri për korrupsion. Sot pas punës se fuqishme që ka ba deputetja e kuvendit të Kosovës, pushteti ka vendos me ja dhanë 30 ditë”, tha ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-vendos-30-dite-paraburgim-per-deputeten-kadaj-bujupi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala