Gjykata Themelore në Prishtinë, pa flamur shtetëror (Foto/Video)

Vendin e flamurit të shtetit të Kosovës në ndërtesën e Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka zënë flamuri i Shqipërisë dhe ai i Komunës së Prishtinës, raporton Indeksonline.
Dikur në vendin e këtyre flamujve ka qëndruar flamuri kosovar, për të cilin nuk dihet se kush e hoqi.
Ndërsa, me ligj është e paraparë që në institucionet shtetërore, të valëvitet flamuri shtetëror.
Kryetari i kësaj gjykate, Hamdi Ibrahimi, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se mund të ndodhë që e ka zhvendosur era, përndryshe do të ishte marrëzi nga ana e gjykatës që ta zhvendoste atë.
“Në pushim kam qene. Kush e ka zhvendosur flamurin nuk e di. Ka mund me zhvendosë era e para disa ditëve. E kam lënë flamurin tek hyrja e Gjykatës Themelore. Kish me qenë marrëzi nëse e do ta kishim zhvendosur ne flamurin shtetëror”, ka thënë Ibrahimi./Indeksonline/