Gjykata Themelore bllokon qytetarët, nuk lëshon certifikata për të kaluarën kriminale

Autori:Avdyl Pajaziti

Asnjë qytetar tash e tri dit nuk po mund te nxjerr dokument në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të dëshmuar se nuk ka të kaluar kriminale.

Kjo gjykatë nuk po i lëshon asnjë qytetari dokument zyrtarë për të vërtetuar se nuk është nën hetime .

Lajmin për Gazetën Fjala e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zyrtare për informim në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Është e vërtetë se në tri ditët e fundit Gjykata Themelore në Prishtinë nuk ka lëshuar certifikata për të kaluarën kriminale sipas kërkesës së qytetarëve. Arsye është problemi me bartjen e të dhënave në databazën e gjykatës”, ka deklaruar për Gazetën Fjala, zyrtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo u ka prishur punë shumë qytetarëve që tash e disa dit nuk po mund të nxjerrin dokument zyrtarë për të dëshmuar se nuk janë nën hetime.

Mirlinda Gashi, zyrtare për informim në Gjykatën Themelore në Prishtinë nuk ka qenë e sigurt se dokumente të tilla do të mund të nisin të lëshohen shpejt.

“Pritet që kjo çështje të rregullohet brenda ditës së premte apo më së largu deri në datën 31.08.2015”, ka deklaruar Gashi për Gazetën Fjala.

Rrjedhimisht deri javën e ardhshme asnjë qytetarë nuk mund të marr zyrtarisht një dokument në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të dëshmuar se nuk ka bërë ndonjë krim apo që nuk po hetohet nga organet e rendit e drejtësisë. / Gazeta Fjala /

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-themelore-bllokon-qytetaret-nuk-leshon-certifikata-per-te-kaluaren-kriminale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala