Gjykata Speciale votohet në Kuvend në fund të këtij muaji

Kuvendi i Kosovës në fund të këtij muaji do ta votoj themelimin e Gjykatës Kushtetuese. Kështu kanë thënë për Gazetën Fjala burime brenda Qeverisë së Kosovës.
Siç ka treguar ky burim për këtë Gjykatë kanë përfunduar të gjitha diskutimet dhe tani mbetet vetëm votimi në Kuvend.
“Deri në fund të muajit duhet të shkojë në kuvend për votim. Të gjitha procedurat tjera kanë përfunduar, tani duhet vetëm të votohet”, ka thënë ky burim./Gazeta Fjala/.