Gjykata Speciale votohet javën që vjen

Autori:Zekirja Shabani

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në fillim të javës që vjen do të kenë në tavolinë materialin për Gjykatën Speciale. Burime të Gazetës Fjala kanë konfirmuar se të martën do tu shpërndahet materiali të gjithë deputetëve, ndërsa ka shumë gjasë që po të njëjtën ditë të votohen edhe ndryshimet kushtetuese që  hapin rrugë krijimit të kësaj gjykate.

Për miratimin e këtyre ndryshimeve, amandamentet e propozuara nga Qeveria e Kosovës duhet të marrin fillimisht dy të tretat e votave nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, që llogaritur në numra i bie 80 vota.

Por, njëherësh, Kuvendi duhet të sigurojë edhe dy të tretat e votave të deputetëve të pakicave, që nënkupton 14 vota për nga 20 sa janë gjithsej

Në seancën e fundit pozita nuk siguroj vota të mjaftueshme për ti thënë po Gjykatës Speciale./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-speciale-votohet-javen-qe-vjen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala