Gjykata Speciale, e keqja e domosdoshme

Autori:Avdyl Pajaziti

“Në mes të dy zgjidhjeve të këqija – Gjykatës Speciale apo Gjykatës së OKB-së, mes dy të këqijave, Kosova duhet ta zgjedhë të keqen më të vogël, e ajo është themelimi i Gjykatës Speciale nga vendorët e jo t’i lihet OKB-së, ka thënë kongresisti amerikan Eliot Engel.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, Engel që është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme me ndikim në Dhomën e Përfaqësuesve, ka folur për Gjykatën Speciale si një domosdoshmëri e “dhimbshme” për Kosovën.

“E di që kjo është e padrejtë”, ka thënë ai, por ka shtuar se megjithatë Kosova duhet të dëshmoj që nuk ka asgjë për të fshehur.

Lobisti i njohur për çështjen e Kosovës ka paralajmëruar rreziqe nëse i lihet OKB-së ta themelojë gjykatë e cila do t’i trajtojë pretendimet që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës, “marrë parasysh qëndrimin e Rusisë, Serbisë e vendeve tjera jo miqësore karshi Kosovës”.

Engel ka folur edhe për dialogun me Serbinë, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, tolerancën ndërfetare dhe rrezikun nga rritja e ekstremizmit fetar.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-speciale-e-keqja-e-domosdoshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala