Gjykata Speciale dhe Ushtria të votohen të njëjtën ditë në Kuvend

Në një intervistë për të përditshmen Epoka e Re, Kastrati ka thënë se Kosova duhet t’i ikë kushtëzimit të Listës Serbe nëse kërkon që brenda FAK-ut të krijohet një njësit i veçantë i serbëve në veri.
Kastrati ka thënë se amendamentet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura dhe amendamenti për Gjykatën Speciale të votohen në të njëjtën ditë.
“Nëse duhet të shkojë Gjykata Speciale, pse të mos shkojë në Kuvend edhe Ushtria e Kosovës? Kushtetuta nuk ndryshohet çdo ditë”, duke i sugjeruar edhe Listës Serbe që të votojë në favor të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.