Gjykata Speciale as në seancën e të enjtes

Paralajmërimet se Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të vendoste që në rendin e ditës së seancës të së enjtes do të radhisë miratimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale të krimeve të UÇK-së doli të jetë i pasaktë.
Ajo tha se këtë do ta bëjë pasi t’i arrijnë nga Qeveria, ndërsa kjo e fundit këtë ende nuk e ka bërë.
Kryesia përveç tjerash vendosi që Kuvendi të mblidhet të enjten, më 4 qershor, merr vesh Koha.net.
Në rend të ditës për këtë seancë është përfshirë edhe interpelanca e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi, sipas nismës së deputetëve të Vetëvendosjes.