Gjykata Specale nesër në Kryesinë e Kuvendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka bërë me dije se të martën Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të diskutojë për Gjykatën Speciale, pasi materiali për këtë gjykatë tashmë ka arritur në kutitë e deputetëve.

Ai tha për ‘Epokën e re’ se seanca, në të cilën do të diskutohet për Gjykatën Speciale mund të caktohet brenda kësaj jave, më së largu në fillim të javës tjetër.

Në këtë kontekst, Grabovci tha se pret nga deputetët të veprojnë në përputhje me interesin e shtetit dhe ruajtjen e partneritetit me SHBA-të dhe BE-në.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-specale-neser-ne-kryesine-e-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala