Gjykata s’është kundër UÇK-së por kundër individëve‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk është e drejtuar për UÇK-në por për individë dhe se nëse votimi për themelimin e saj në Kuvend do të dështonte, do të ishte rrezik i madh sepse kjo do të bëhej në OKB.

Ai tha se vitin e kaluar kanë krijuar obligime për themelimin e gjykatës dhe tash kjo duhet të përfundojë kjo çështje.

“Ne në fund të kësaj jave ose javën tjetër do të procedojmë me themelimin e gjykatës. Është një proces i rënd por i ndihmon zgjidhjes së çështjeve të ngritura. Nuk është e drejtuar për UÇK por për individë”, ka thënë Mustafa.

Këto komente Mustafa i bëri gjatë diskutimit në Lëvizjen Fol, ku foli edhe për Listën Srbska.

“Ju e dini se ata kanë treguar një papajtueshmëri për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe kam biseduar para shkarkimit. Mendoj se do të kthehen dhe do ta japin emrin e kandidatit për ministër të kthimit. Do të bisedoj me ta”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-seshte-kunder-uck-se-por-kunder-individeve%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala