Gjykata, nuk ka pasur asnjëherë monopol të arkave fiskale

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë sipas të cilit nuk ka pasur asnjëherë monopol në shitjen e arkave fiskale në Kosovë.
Vendimi i vërtetuar nga Gjykata e Apelit anulon vendimin e Autoritetit të konkurrencës të datës 24.01.2011 në bazë të së cilit dy kompanitë e licencuara për fiskalizim GEKOS dhe Dukagjini ishin gjobitu me 100 mijë euro për gjoja krijimin e monopolit në shitjen e arkave fiskale.

Gjykata e shkallës së parë në vendimin e saj e kishte vlerësuar këtë masë të Autoritetit të Konkurrencës si të pa bazuar në ligj.

Gjykata ka vendosur që Autoriteti i konkurrencës vendimin e ka shqiptuar duke u bazuar në dyshime, supozime, opinione publike por jo edhe në fakte dhe prova.

Në arsyetimin e vendimit të Gjykatës më tutje thuhet se “edhe në procesverbalin e seancës dëgjimore të Autoritetit të Konkurrencës të datës 10.08.2010 përveç deklarimeve të përfaqësuesve të palëve nuk theksohet asnjë provë material mbi të cilën vërtetohet shkelja e konkurrencës”.

Ky proces gjyqësor përfundon pas 4 viteve që nga vendimi i Autoritetit të Konkurrencës. Kompania GEKOS e kishte dërguar lëndën në Gjykatën Themelore. Më pas autoriteti i konkurrencës e kishte dërguar lëndën në shkallën e dytë nga e cila u morr vendimi se vendimi i Gjykatës Themelore është i drejtë.

Dy kompanitë për arka fiskale Dukagjini dhe GEKOS e kanë mirëpritur vendimin pasi i njëjti i jep fund spekulimeve dhe sulmeve që iu janë bërë këtyre kompanive në lidhje me kinse krijimin e monopolit.
Nën ndikimin e këtyre spekulimeve pati rënë edhe Ministria e Financave e cila e ndryshoi në fillim të këtij viti udhëzimin administrativ për arka fiskale për gjoja heqjen e monopolit, i cili sipas vendimit të Gjykatës nuk ka ekzistuar asnjëherë. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-nuk-ka-pasur-asnjehere-monopol-te-arkave-fiskale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala