Gjykata në Kranj: Sllovenia shqyrton ankesën e ekstradimit të Haradinajt në Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata në Kranj ka vendosur që Ramush Haradinaj të mbetet në Slloveni që gjykata të procedoj ankesën e tij përpara se të marrë në konsideratë kërkesën për ekstradim të Serbisë.

Gjykata tha se ka marrë “një ankesë në lidhje me procedurat e trajtimit në lidhje me shtetasin e arrestuar të Kosovës”, ka raportuar agjencia e lajmeve STA, transmeton lajmi.net.

Në të njëjtën kohë kjo Gjykatë ka bërë të ditur se ka vendosur që padia të jetë komplete pasi ajo nuk përfshin autorizimin për avokatin nga ana e ngritësit të akuzës në mënyrë që ajo të mund të të procedohet.

Tutje, kjo gjykatë ka shpjeguar se shtetasi kosovar i arrestuar në bazë të fletëarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ka premtuar se nuk do ta braktisë vendin. (lajmi.net)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-ne-kranj-sllovenia-shqyrton-ankesen-e-ekstradimit-te-haradinajt-ne-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala