Gjykata jep sot vendimin për aktivistët e arrestuar të Vetëvendosjes

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet të marrë sot vendimin lidhur me masën e sigurisë për nëntë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të arrestuar të hënën gjatë protestave për lirimin e deputetit Albin Kurti.

Prokurori i rastit në fillim ka kërkuar një muaj paraburgim për të gjithë të arrestuarit, por gjatë seancës këtë masë të sigurisë e ka kërkuar vetëm për Uran Hasanin, Ylli Hoxhën, Premton Ibërdemajn, Arbër Kaqorraj dhe Adnan Loshajn.

Ndërsa prokurori është tërhequr nga kërkesa për një muaj paraburgim për të arrestuarit Shpat Selmanaj, Endrit Cacaj, Visar Dobra dhe Ardon Mulaj.

Nëntë aktivistët janë arrestuar nga Policia mbrëmjen e së hënës pas arrestimit të deputetit Albin Kurtit. Të gjithë këta dyshohen për huliganizëm dhe gjuajtje e gjësendeve të rrezikshme ndaj zyrtarëve të Policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-jep-sot-vendimin-per-aktivistet-e-arrestuar-te-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala