Gjykata e Pejës akuzon 14 serbë për krime lufte në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

Gjykata themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër 14 serbëve të Klinës për të cilët dyshohet se kanë kryer krime të rënda të luftës gjatë vitit 1999 në Kosovë, njoftojnë mediet serbe.

Në të njëjtën kohë, ndaj këtyre personave është lëshuar fletarrest, që tashme ndodhet në secilin stacion policor në Kosovë, përfshirë edhe pikat kufitare dhe aerportin e Prishtinës.

Mediet serbe raportojnë se Gjykata e Pejës e mori këtë vendim në bashkëpunim me prokurorinë specialë për krime lufte të Kosovës.

Akuza që i ngarkon serbët nga Klina dhe rajoni i Pejës, nëse konfirmohet, mund të rezultojë me shumë vite burg për ta.

Disa të akuzuar tashmë ndodhen jashtë Kosovës, ndërsa për disa tjerë nuk dihet se ku janë duke jetuar”, thuhet në fleltarrest, të cilin e ka parë Kontakt Plus.

Ka të akuzuar që ndodhet jashtë Serbisë.

Avokati Lubomir Pantoviq ka thënë se Prokuroria Speciale ka shumë lëndë me të cilat po hetohen serbët për krime lufte në Kosovë dhe ky rast e konfirmon një gjë të tillë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-e-pejes-akuzon-14-serbe-per-krime-lufte-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala