Gjykata e arbitrazhit të vendosë për kufirin

Autori:Avdyl Pajaziti

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi duhet të shkojë në një gjykatë të arbitrazhit ndërkombëtar, në mënyrë që të hiqen të gjitha dilemat për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Kjo është kërkesa e banorëve të Rugovës, të cilëve iu rrezikohen pronat nga marrëveshja e nënshkruar për demarkacionin.

Vetëm në këtë mënyrë ata tash besojnë se do të merren parasysh të gjitha parimet që duhet të gërshetohen për demarkimin e një vije kufitare të drejtë.

Një komision i tillë do të qetësonte edhe opozitën, e cila vazhdon të kundërshtojë Marrëveshjen midis Kosovës e Malit të Zi për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, të nënshkruar në Vjenë (më 26 gusht 2015).

Mirëpo, dërgimin e lëndës në arbitrazh, apo edhe kontraktimin e mundshëm të një kompanie që merret me demarkim kufijsh, duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës, jo institucionet apo partitë tjera politike.

Gazeta “Zëri” merr vesh se kohën e fundit janë shtuar përpjekjet për formimin e një komisioni të ri me ekspertë të vendeve perëndimore, për t’i dhënë fund dilemave për kufirin..

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-e-arbitrazhit-te-vendose-per-kufirin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala