Gjykata e Apelit zgjedh Makifete Saliuken për anëtare të KGJK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata e Apelit më datën 5 gusht ka mbajtur takimin e kolegjiumit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ky proces është zhvilluar konform Rregullores mbi Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

“Në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë dy kandidate të cilat janë nominuar nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit dhe me shumicë votash të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit është zgjedhur gjyqtarja Makifete Saliuka”, thuhet në komunikatë.

Mandati i anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është 5 vjeçar. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-e-apelit-zgjedh-makifete-saliuken-per-anetare-te-kgjk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala