Gjykata e Apelit vendosi për djemt e Adem Grabovcit

Autori:Avdyl Pajaziti

Të akuzuar për sulm ndaj personit zyrtarë Guxim e Ngadhnjim Grabovci, bijtë e shefit të Grupit parlamentar të PDK-së, përfundimisht do obligohen të paguajnë vetëm gjobën prej 3 mijë eurosh secili të përcaktuar nga gjykata.

Së bashku me ankesën e prokurorisë, Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë edhe ankesën e mbrojtësve e cila, sipas zëdhënësit të Apelit Arbër Jashari, ka qenë e pabazuar.

“Gjykata e Apelit, ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe atë të avokatit mbrojtës të te akuzuarit Ngadhnjim Grabovci, z. Hasan Jashari, kurse aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është vërtetuar”, tha Jashari për KALLXO.com.

Dy vëllezërit Ngadhënjim dhe Guxim Grabovci u dënuan fillimisht me nga 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjetën fajtorë për rrahjen e një polici në shkurt të vitit 2013.

 

Me vendimin e po të njëjtës gjykatë dënimi me burg u shndërrua në dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh për secilin nga vëllezërit.

Por si avokatët ashtu dhe prokuroria u ankuan pasi u ndanë të pakënaqur me vendimin.

Pas vendimit të apelit lënda do dërgohet për ekzekutim në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-e-apelit-vendosi-per-djemt-e-adem-grabovcit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala