Gjykata e Apelit u jep të drejtë punëtorëve publik të marrin dy paga (Dokumente)

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata e Apelit përsëri ka vendosur në favor të të punësuarve të sektorin publik se mund të marrin dy paga, një primare dhe një sekondare.

Vendimi i Gjykatës është marrë pas ankesës së Inspektoratit të Punës, i cili kishte vendosur në të dy shkallët sa i përket të punësuarve në Universitetin e Prishtinës që kanë edhe në një vend tjetër të punës, raporton Gazeta Express.

Rektori i UP’së kishte vendosur t’ua ndërkrente pagat të gjithë personelit, i cili kishte edhe një vend pune tjetër.

Vendimi i Rektoratit ishte mbështetur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila kishte pezulluar përkohësisht dhënien e pagave për të punësuarit në UP.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit, ka marrë vendim për heqjen e vendimit për pezullimin e vendimit, duke e cilësuar si arbitrar dhe të paligjshëm.

Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit:

Doc Doc1 Doc2

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-e-apelit-u-jep-te-drejte-punetoreve-publik-te-marrin-dy-paga-dokumente/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala