Gjykata e Apelit sot merr vendimin për Kadaj-Bujupi

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata e Apelit pritet të vendos rreth ankesës së mbrojtjes për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Avokati i deputetes, Arianit Koci ka thënë për “Zeri.info” se shqyrtimi i ankesës pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.  “Ankesën e kam dorëzuar javën e kaluar dhe lëndët me paraburgim kanë prioritet. Sidoqoftë, Gjykata e Apelit është shumë e ngarkuar me lëndë, dhe mu kjo është arsyeja pse nuk është trajtuar deri me tani”, ka thënë ai.

Koci thotë se beson në sistemin e drejtësisë dhe ka shumë shpresë se ankesa do të aprovohet.  “Ka bazë të fortë juridike dhe faktike. Janë në opsion te gjitha masat, prej arrestit shtëpiak deri te heqja e te gjitha masave, nëse aprovohet ankesa”, është shprehur mbrojtësi i deputetes Kadaj-Bujupi.

Ndryshe, deputetja e AAK-së është arrestuar të mërkurën e javës së kaluar në shtëpinë e saj pas fletë-arrestit të lëshuar nga Gjykata lidhur hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjykata-e-apelit-sot-merr-vendimin-per-kadaj-bujupi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala