Gjuriq: Zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot në Ranillug se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë do të mbahen në gjithë territorin serb, duke përfshirë edhe Kosovën, shkruan gazeta serbe Blic, njofton Klan Kosova.

Gjuriq u tha gazetarëve se zgjedhjet parlamentare do të mbahen edhe tek komunitet serb në Kosovë dhe kjo nuk ka pse të paraqes ndonjë problem.

Politikani serb tha se ky zhvillim nuk paraqet çfarëdo problemi as në normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë.

“Prishtina nuk ka asnjë arsye për t’u zemëruar, sepse zgjedhjet do të mbahen këtu. Kjo nuk paraqet pikëpamje të reja politike nga ato që tashmë ekzistojnë dhe me të cilat ne nuk pajtohemi”, ka thënë Gjuriq.

Ai pohoi se tema kryesore e takimit të ardhshëm mes Kosovës e Serbisë në Bruksel do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuriq-zgjedhjet-parlamentare-te-serbise-do-te-mbahen-edhe-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala