Gjuriq: Vizita e Thaçit – “stuhi në gotën e ujit”

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Zyrës për Kosovën i qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka kërkuar zyrtarisht miratim të vizitës në Beograd dhe ka vlerësuar se paralajmërimi i ardhjes së tij është si “stuhi në gotën e ujit”.

“Zoti Thaçi nuk ka kërkuar leje për vizitë, e as Serbia nuk organizon kurrfarë takimi, në të cilin Thaçi do të mund të merrte pjesë, e as që një tubim të tillë e organizon bashkësia ndërkombëtare”, tha Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë, dhe ka shtuar se “fjala është për një stuhi në gotën e ujit ose shmangie e vëmendjes nga temat më të rëndësishme”.

I pyetur se cili do të ishte reagimi i Beogradit, sikur Hashim Thaçi, njëherësh ministër i jashtëm i Kosovës, të arrinte në Serbi për të marrë pjesë në një tubim joqeveritar, i cili do të mbahet të dielën e ardhshme, Gjuriq tha se ai do të trajtohej sikur edhe çdo qytetar i Serbisë.

“Edhe në këtë kuptim, ky qytetar yni do të ishte lëndë e punës së institucioneve të caktuarta, në harmoni me ligjin tonë”, tha Marko Gjuriq./REL/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuriq-vizita-e-thacit-stuhi-ne-goten-e-ujit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala