Gjuriq: Serbët në Kosovë janë të frikësuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi do të kërkojë në Bruksel që të zgjidhet çështjen e serbëve nga Suhadolli.

Ai po ashtu tha se Beogradi do të mundohet të ndalojë qëllimin e Prishtinës që ajo pjesë e Mitrovicës veriore t’i takojë asaj jugore që përbëhet nga shqiptarët.

Gjuriq ka paralajmëruar se banorët e Suhadollit, të cilët i ka vizituar sot për t’u dhënë atyre farë gruri – donacion i qeverisë serbe, nuk munden të lëvizin dy kilometra në veri të Mitrovicës.

“Ata jetojnë në frikë të vazhdueshme dhe nën presion. Për fat të keq , në veri të Kosovës dhe Metohisë ka komunitete serbe që janë të kërcënuar. Suhadolli që është pjesë e Mitrovicës është një nga këto vende që janë më shumë se 16 vjet në rrezik në një lloj izolimi”, tha Gjuriq, transmeton agjencia B92 .

Gjuriq ka thënë se ka ardhur të bisedojë me njerëzit që janë të frikësuar për shkak të paralajmërimeve të Mitrovicës jugore dhe Prishtinës se Suhadolli të kalojë nën administrim të Mitrovicës jugore edhe pse sipas ligjit të organizimit territorial, kufiri mes Mitrovicës jugore dhe asaj veriore shkon nëpërmes lumit Ibër.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuriq-serbet-ne-kosove-jane-te-frikesuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala