Gjuriq: Qëllim i Beogradit, përmirësimi i marrëdhënieve me Prishtinën

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi ka synim të arrijë komunikim të hapur me Prishtinën, dhe stabilitet në Kosovë, në mënyrë që serbëve t’u krijohen kushte të sigurta për jetë, kthim dhe zhvillim ekonomik.

Këtë deklarata Gjuriq e ka bërë gjatë një takimi me Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Çekisë, i drejtuar nga kryetari i bordit Karl Schëarzenberg. Ai mysafirët nga Republika Çeke i ka informuar me procesin e deritashëm të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe pozitën e komunitetit serb në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Sipas Gjuriqit, ekonomia e pazhvilluar në Kosovë është një ndër problemet më të mëdha në Kosovë, dhe elita politike në Kosovë u provuan si ta paaftë për të zgjidhur problemet ekzistenciale të vendit.

Ndërkaq, ai dhe parlamentarët çek kanë konsideruar se dy kombet kanë të përbashkëta, dhe i lidh miqësia tradicionale si dhe përvojat e njëjta historike. /Indeksonline/ 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuriq-qellim-i-beogradit-permiresimi-i-marredhenieve-me-prishtinen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala