Gjuriq: Prishtina ta miratojë Statutin e ASK-së deri më 25 dhjetor

Autori:Gazeta Fjala

Marko Gjuriq, Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën ka thënë se Prishtina më së largu deri më 25 dhjetor duhet ta miratojë Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe (ASK).

Sipas tij, kjo duhet të bëhet përkundër kundërshtimeve të mëdha të disa politikanëve, pasi këtë e garanaton marrëveshja e arritur në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit, raporton N1, transmeton Indeksonline.

“Mesazhi ynë është që marrëveshja duhet respektuar. Serbët do të kenë më shumë të drejta, por kjo nuk do të thotë se dikush do të ketë më pak të drejta, dhe frika nga Asociacioni nuk është mesazh i mirë”, ka thënë Gjuriq.

“Disa të tjerë e kanë lënë Serbinë në pozitë shumë të vështirë, por ajo që i kemi sjellë qytetarëve është një fitore e madhe”, ka shtuar ai, transmeton Indeksonline.

Gjuriq ka thënë se pas çdo roundi bisedimesh, ai u ka propozuar kolegëve nga Prishtina që të mbajnë një konferencë të përbashkët dhe të publikojnë rezultatet e marrëveshjeve, por sipas tij ata kanë refuzuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuriq-prishtina-ta-miratoje-statutin-e-ask-se-deri-me-25-dhjetor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala