Gjuriq: Për formimin e AKS-së e kemi mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar!

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se pret nga Prishtina të përmbush detyrimet e saj për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) dhe se për një pozicion të tillë Beogradi ka mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.

“Kemi arritur një marrëveshje për formimin e AKS-së. Ne nga Prishtina presim të respektojë fjalën e dhënë dhe angazhimet e marra. Për një qëndrim të tillë kemi edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare”, ka deklaruar Gjuriq për RTS, transmeton Telegrafi.

Duke komentuar kordonin policor që dje është dashur të ruajë pelegrinët serbë në Gjakovë, ai ka thënë se “kjo ngjarje dërgon imazh të keq për marrëdhëniet ndëretnike”.

“Jam i bindur se shumica e shqiptarëve nuk e mbështesin politikën ekstreme radikale, por kjo varet nga politikanët që të parandalojnë një sjellje të tillë”, ka shtuar Gjuriq.

Sipas tij, në Kosovë “Krishtlindjet janë magjike dhe të bukura”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuriq-per-formimin-e-aks-se-e-kemi-mbeshtetjen-e-komunitetit-nderkombetar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala