Gjuriq paralajmëron se pas Asociacionit ka bisedime tjera me Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se pas marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, në tavolinën e negociimit duhet të vijnë për t’u sqaruar disa pyetje të tjera, si statusi dhe pronësia e Kishës Ortodokse Serbe, prona publike dhe private serbe, të pagjeturit, njohja e diplomave universitare dhe çështje të tjera.

“Pas Asociacionit, në tavolinë duhet të vinë çështja e Kishës Ortodokse Serbe, prona publike dhe private serbe, personat e pagjetur, njohja e diplomave universitare të Mitrovicës Veriore dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me komunitetin serb në Kosovë”, ka thënë Gjuriq, transmeton ksp.

Gjuriqi ka thënë se qëllimi i Serbisë është forcimi ekonomik, pasi vetëm një Serbi e fuqishme në arenën ndërkombëtare mund të mbrojë në mënyrë efektive interesat e veta shtetërore dhe kombëtare, përfshirë edhe interesat legjitime siç i ka quajtur ai në Kosovë.

“BE-ja për Serbinë nuk është qëllim në vetvete”, ka thënë ai duke shtuar se Serbia ka për qëllim t’i ofrojë një jetë prosperuese qytetarëve

Ai ka akuzuar Prishtinën zyrtare se po refuzon të negociojë për çështje të rëndësishme për serbët e Kosovës dhe Serbinë. Sipas tij, ky kurs i mos-vullnetit të Prishtinës duhet të ndryshojë, nëse BE-ja si ndërmjetësues vërtet ka për qëllim përmirësimin e situatës dhe marrëdhënieve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuriq-paralajmeron-se-pas-asociacionit-ka-bisedime-tjera-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala