Gjuriq: Nuk jemi të obliguar ta mbështesim Kosovën në organizata ndërkombëtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka hedhur poshtë deklarimet se marrëveshja e arritur në Bruksel parasheh që Serbia të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Njëra ndër manipulimet më të zakonshme të Prishtinës, të cilat i kemi dëgjuar muajve të fundit, është se gjoja se marrëveshja e arritur në Bruksel mundëson anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por është e kundërta”, ka thënë Gjuriq për mediet serbe, transmeton KTV.

Marrëveshja e Brukselit, sipas Gjuriqit, parasheh anëtarësimin e Kosovës në organizatat regjionale, por që me këtë marrëveshje nuk parashihet anëtarësimin i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Më tutje shefi i zyrës serbe ka theksuar se nuk ka alternativa për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit edhe nëse Prishtina tenton të shtyjë ose pezullojë zbatimin, për të cilat kanë rënë dakord për formimin e komunave serbe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuriq-nuk-jemi-te-obliguar-ta-mbeshtesim-kosoven-ne-organizata-nderkombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala