Gjuriq: Nuk bëhemi pjesë e lojës së Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtoi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se Beogradi nuk do të bëhet pjesë e lojës së Prishtinës, pasi siç tha ai Gjykata Kushtetuese e Kosovës, nuk ka pse të pyetet lidhur me marrëveshjen e Asociacionit të komunave serbe për të cilën kanë rënë dakord përfaqësuesit më të lartë politik me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sipas tij, kjo marrëveshje duhet të zbatohet nga ana e Prishtinës zyrtare.

“Ne nuk do të rrimë duarkryq dhe me nervozizëm të presim se çfarë do të thotë Gjykata Kushtetuese. Neve nuk na intereson një gjë e tillë. Ne kemi rënë dakord dhe kemi nënshkruar marrëveshjen, ne kemi afate, kështu që ju lutemi zotërinj zbatojeni atë për çka është rënë dakord”, tha Gjuriq për Tanjug.

Ai këto komente i bëri pas deklaratave të ministres për dialog Edita Tahiri e cila tha se nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës konsideron se Marrëveshja mbi Asociacioni është në konflikt me kushtetutën, atëherë marrëveshja do të jetë përsëri objekt i dialogut, raporton Tanjug.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuriq-nuk-behemi-pjese-e-lojes-se-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala