Gjuriq: “Ligjit nuk mund t’i shpëtojë askush”

Autori:Avdyl Pajaziti

Udhëheqësi i zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq, duke folur rreth shtyrjes së seancës parlamentare për Gjykatën Speciale ka thënë se askush nuk mund të shpëtojë nga drejtësia dhe se kryesit e krimeve duhet të përgjigjen para gjykatës.

Marko Gjuriq, shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, ka thënë se shtyrja e seancës së kuvendit për Gjykatën Speciale, është e kotë sepse nuk mund të shpëtojë askush nga drejtësia.

“Serbia përkrah themelimin e Gjykatës Speciale. Nuk duhet dhe nuk mund t’i iket drejtësisë. Ligjit nuk mund t’i shpëtojë askush. Ata që janë përgjegjës duhet të sillen para bankave të gjyqit”, ka thënë Gjuriq në një deklaratë për të përditshmen serbe Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka thënë se është esenciale dhe shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës të merret me këtë çështje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuriq-ligjit-nuk-mund-ti-shpetoje-askush/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala