Gjuriq: Krimet kundër serbëve duhet hetuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, me rastin e 15 vjetorit të sulmit në autobusin “Nish Ekpres”, në afërsi të Podujevës, ku mbetën të vrarë 12 serbë e 43 të tjerë u plagosën, ka thënë se është i patolerueshëm fakti se ky krim ka mbetur i pandëshkuar dhe familjeve të viktimave nuk u është dhënë asnjë ngushëllim.

“Edhe pas pesëmbëdhjetë vjet nuk i kemi gjetur autorët e këtij krimi të rëndë. Nuk dihet as se kush i ka vrarë fëmijët serbë në Gorazhdec dhe asnjëherë nuk u gjetën ata që përdhosën kishat dhe manastiret në Kosovë”, ka thënë Gjuriq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Ne presim që komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet kompetente në Kosovë të ripërtërijnë sa më shpejt hetimet në të gjitha rastet e sulmeve kundër serbëve që deri më tani kanë mbetur të pazgjidhura, dhe të dënohen ata që i kryen”, është shprehur ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuriq-krimet-kunder-serbeve-duhet-hetuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala