Gjuriq kërkon maturi

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke komentuar incidentet më të reja në Mitrovicë, ka theksuar se është e rëndësishme që mos të merren përfundime të ngutshme.
Ai thënë se më e rëndësishme është që të ruhet paqja.
Gjuriq për Radiotelvizionin Serv, ka deklaruar se është i nevojshëm komunikimi me politikanët shqiptarë në këto situata tensioni dhe se është shumë e rëndësishme që politikanët shqiptarë që japin deklarata nacionaliste të dërgojnë mesazhe se dhuna është e papranueshme, në mënyrë që sipas tij, mos të krijohet përshtypja se deklaratat e tyre të shërbejnë si arsye për dhunë.
Sipas tij, është e rëndësishme që të punohet dhe mos të hiqet dorë.
“Të mendojmë për të ardhmen dhe të mirën e të gjithë njerëzve këtu”, ka thënë ai.
Gjuriq, ka theksuar se Kosova për serbët është me shumë se territori – vend i besëlidhjes dhe për këtë simbolika e Pashkëve ka domethënie të veçantë, sepse njerëzit në Kosovë shpresojnë në pashkë dhe shtet.