Gjuriq: Isa Mustafa po gënjen

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në mënyrë të pasaktë e ka interpretuar rezultatin e raundit të fundit të dialogut Prishtinë-Beograd veçanërisht në lidhje me statutin për krijimin e Asciacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Pretendimi se u ra dakord se rreth statutit të AKS-së të punohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Mustafa e tha një gënjeshtër të drejtpërdrejtë ” tha Gjuriq.
Sipas tij, rrenë është edhe deklarata në të cilën Mustafa tha se nuk u ra dakord që të fillohet menjëherë me hartimin e statutit të Asociacionit, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
” Vetëm shikojeni njoftimin e Shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini për të marrë vesh nëse deklaratat e Mustafës janë të vërteta apo të rreme” ka shtuar ai.