Gjuriq: Hapja e kapitujve, lajm i madh për Serbinë dhe serbët e Kosovës

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka deklaruar sot se hapja e kapitujve në dialogun ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë është lajm i madh për Serbinë dhe për serbët në Kosovë
Kjo, shtoi ai, pa dyshim është një rezultat jo vetëm i angazhimit të politikës së qeverisë serbe në vitin e kaluar por edhe të gjitha përpjekjeve për reforma të ndërmarra në këtë vend në dy-tre vitet e fundit.
Ai beson se Kapitulli 35 nuk është i rëndësishëm vetëm për Serbinë, por edhe për Bashkimin Evropian dhe se sipas tij moszbatimi i marrëveshjeve të Brukselit nga Prishtina nuk do ta pengojë integrimin evropian të Serbisë.
“Besueshmëria e Serbisë në komunitetin ndërkombëtar sot është shumë më e lartë se më parë, dhe fakti se Serbia, pavarësisht nga ajo që Prishtina pengon zbatimin e marrëveshjeve merr mbështetje për vazhdimin e integrimeve evropiane tregon se të gjitha përpjekjet që kryeministri dhe qeveria kanë investuar në të kaluarën nuk ishin të kota” shtoi ai
“Lëvizjet e fundit e Bashkimi Evropian dhe hapja e kapitujve tregon se BE-ja, që vazhdimisht e përsëris, ka një interes që në bashkëpunim me Serbinë për zgjerimin e Serbisë, dhe interesi ynë kryesor është për të hyrë në BE,” tha Gjuriq.