Gjuriq flet për arrestimin e katër personave në rrugën “Manastiri” në Deçan

Autori:Gazeta Fjala

Arrestimin i katër personave për armëmbajtje pa leje në rrugën Manastiri në Deçan, e për të cilin Igumeni, Sava Janjiq, lajmëroi se ka ndodhur krejt pranë dyerve të Manastirit, e ka komentuar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, njofton Klan Kosova.

Gjuriq ka thënë se kjo paralajmëron nevojën imediate që institucionet në Prishtinë të merren me shkaqet që çojnë drejt ekstremizmit fetar.

“Ky incident shpërfaqë nevojën e madhe që institucionet e Kosovës ta adresojnë këtë problem, dhe jo të merren me kërcënimet që nuk ekzistojnë nga Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe Serbët e Kosovës”, ka thënë Gjuriq, për Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“Ata duhet ta adresojnë rrezikun e ekstremizmit fetar, sepse nga kjo rrezikohen të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuriq-flet-per-arrestimin-e-kater-personave-ne-rrugen-manastiri-ne-decan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala