Gjuriq: AKS do të kundërshtojë majorizimin në institucionet e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq këmbëngul se Asociacioni i Komunave serbe (AKS) ka kompetenca ekzekutive dhe ka sugjeruar që lidhur me to të shikohet dokumenti që e kanë harmonizuar Beogradi e Prishtina. Gjuriq ka shtuar se AKS do të formohet edhe për të kundërshtuar majorizimin në institucionet e Kosovës.

Procesi i formimit të Asociacionit të Komunave serbe (AKS) është i pakthyeshëm dhe nuk i drejtuar kundër askujt në Kosovë, ka deklaruar për FoNet drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Ai në prag të takimit të 25 gushtit në Bruksel ka theksuar se pala serbe shkon atje me dëshirën e sinqertë për të normalizuar marrëdhëniet.

Sipas fjalëve të tij, të hënën së pari fillojnë bisedimet e ekspertëve, ndërsa të martën është planifikuar takimi i kryeministrit të Serbisë dhe të delegacionit të saj me kryeministrin e Kosovës dhe delegacionin e saj me ndërmjetësim të Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federicaka Mogherini.

“Tema kryesore dhe qëllimi i bisedimeve tona është ujdia për parimet për themelimin e AKS-së dhe finalizimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit Beograd- Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë ai.

I pyetur nëse Beogradi, eventualisht, do të pranonte ndonjë kompromis nëse me ë 27 gusht në Vjenë shkohet pa ndonjë rezultat në Konferencën për Ballkanin Perëndimor,ai ka thënë se Beogradi qëndron fuqimisht në pozicionet e veta.

Sipas fjalëve të tij, disa politikanë shqiptarë të Kosovës dialogun nuk e shikojnë si mjet për normalizimin e pajtim por për arritjen e qëllimeve që nuk kanë mundur t’i kenë me metoda të tjera.

Gjuriq ka akuzuar Prishtinën se nuk po e respekton marrëveshjen ndërsa ka shtuar se Serbia është ajo që i respekton të gjitha!

Ai ka përsëritur se formimi i AKS-së do t’iu mundësonte serbëve të Kosovës të administrojnë punët e veta, t’u sigurojë perspektivë, t’i mbrojë nga majorizimi në institucione, asimilimi etj. dhe ka shtuar se pret që Beogradi të ketë mundësi financimi të drejtpërdrejtë të AKS-s.

Duke kundërshtuar përpjekjet e Prishtinës se AKS nuk ka kompetenca , Gjuriq ka thënë se dokumenti që të dy palët e kanë harmonizuar do të jetë përgjigja më e mirë në qëndrimet e tilla të kryeministrit Isa Mustafa dhe të ministres për Dialog Edita Tahiri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuriq-aks-do-te-kundershtoje-majorizimin-ne-institucionet-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala