Gjumi i pakët ju shton 200 kalori për çdo orë

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjumi i pamjaftueshëm mund të jetë, ndër të tjera, edhe arsyeja përse dieta juaj po dështon apo përse kilogramët e tepërt nuk po pakësohen. Fjetja një orë më pak, mund të mos jetë fundi i botës, por në fakt mund të jetë fundi i dobësimit tuaj.

Një studim i ri sugjeron se ndryshimi i rutinës së gjumit mund të shkaktojë shtim në peshë. Fjetja një orë më pak në ditë, bën që ne të hamë më shumë sesa zakonisht. Po ashtu, edhe fjetja një orë më tepër ka të njëjtin efekt.

Kërkuesit analizuan zakonet e gjumit te rreth 342 adoleshentë. Mesatarisht, ata flinin rreth shtatë orë çdo natë. Megjithatë kur orët e gjumit ndryshuan vetëm me 60 minua, ata konsumonin rreth 200 kalori më tepër në ditë. Kjo është e barasvlershme me një petull ose dy lugë akullore.

Ata gjithashtu konsumuan rreth 6 gramë më shumë yndyra, e barasvlershme me një lugë çaji gjalpë dhe 32 gramë karbohidrate më tepër, e barabartë me 100 gramë makarona.

Ndërprerja e gjumit gjithashtu u lidh me rreth 60 për qind shanse të ngrënies gjatë natës në ditët e shkollës dhe me 100 për qind shanse më të larta të ngrënies në fundjavë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjumi-i-paket-ju-shton-200-kalori-per-cdo-ore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala